Kampionate të ndryshme kanë dalë me vendime të nxituara (Belgjika suspendoi kampionatin) sipas UEFA, duke bërë që të ketë një reagim nga kjo e fundit.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë u ka bërë thirrje kampionateve që të mos marrin vendime të nxituara.
“Vetëm një koordinim i jashtëzakonshëm nga të gjithë organizatorët do të ndihmonte futbollin evropian në këtë krizë, për t’u rikuperuar në të gjitha asetet dhe kompeticionet”, ka shkruar Ceferin në letrën e tij, transmeton lajmi.net.
“Anulimi i kampionateve duhet të jetë gjëja e fundit, kur të mos ketë më alternativa për fundin e sezonit”, ka shtuar ndër shumë të tjera presidenti i UEFA.
Sot, Premierliga ka suspenduar kampionatin për kohë të pacaktuar, dhe të gjitha kampionatet janë në pritje për atë se si duhet vepruar tutje.
Rreziku vazhdon të jetë i madh që të gjitha kampionatet të suspendohen. /Lajmi.net/

