Gjermani ka triumfuar ndaj serbit në gjysmëfinalen e turneut të Londrës “Atp London”, në tri sete 7-6 4-6 6-3.

Kjo ishte fitorja e katërt në karrierë e gjermanit ndaj Djokovicit, karshi shtatë fitoreve të serbit në përballjet direkte.
Zverev i bashkohet në finale Daniil Medvedev i cili në gjysmëfinale kishte mposhtur Casper Ruud.
Fitues i vitit të kaluar ishte Medvedev i cili kishte mposhtur në finale Dominic Thiem në tri sete, teksa tenisti rus synon të triumfoj për të dytin vit radhazi.
Lojtari më i suksesshëm në këtë turne është Roger Federer i cili e ka fituar plot gjashtë herë, gjersa i dyti renditet Djokovic me pesë tituj të fituar të Londrës. /Lajmi.net/

