Zekirija Ramadani me Dritën e fiton derbin ndaj Gjilanit

Zekirija Ramadani me Dritën ka fituar derbin e Anamoravës. Intelektualët fituan si mysafire e Gjilanit, me rezultat minimal 1-0.

Golin e fitores e ka shënuar Blerim Krasniqi në minutën e 67-të. Kjo është fitorja e dytë e Dritës ndaj Gjilanit këtë sezon, pasi në ndeshjen e parë triumfuan me rezultat 2-0.

Me këtë fitore Drita ngritet përsëri në vendin e dytë të tabelës me 31 pikë, aq sa ka edhe Llapi në vendin e tretë, ndërsa mbetet shtatë pikë më pak se Ballkani.

Në anën tjetër, Gjilani është në vendin e tetë, me 17 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close