Zekirija Ramadani fiton me Gjilanin duelin e parë me Liepajën

Gjilani vuajti shumë ndaj Liepajas në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, por në fund mori një fitore shumë të rëndësishme për shanset e kualifikimit në raundin e dytë të Conference League. Goli i Dabiqajt në minutën e 37-të ngriti peshë tifozët e pranishëm në stadiumin e kryeqytetit kosovar, ndërsa në minuat e fundit shtesë Krasniqi goditi prirët me portën por topi u ndal nga portieri. Duhet pranuar se Liepaja e dominoi sfidën në pjesën e dytë, iu afrua disa herë golit, por portieri Koliçi ishte i pakalueshëm. Kështu trajneri shkupjan fiton duelin e parë zyrtar me Gjilanin, pasi praktikisht ky duel ishte debutues për Zekirija Ramadanin në pankinën e Gjilanit. Pavarësisht kësaj fitoreje, Gjilani duhet të bëjë shumë në ndeshjen e kthimit për të ruajtur epërsinë e sfidës së parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close