Shkëndija e Tetovës si duket ende nuk e ka mbyllur punën e merkatos. Skuadra tetovare ka arritur marrëveshje me një sulmues. Bëhet fjalë për Liridon Latifin. Ende asgjë nuk është zyrtare e as nuk është konfirmuar nga asnjëra palë, por ka qenë “Superliga shqiptare” që ka njoftuar në formë ekskluziviteti këtë transferim të Latifit te Shkëndija e Tetovës.

Liridon Latifi sezonin e fundit ka luajtur për skuadrën e Tiranës, teksa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Vllazninë e Shkodrës, Puskas, Sherif Tiraspolin, Skenderbeun, Kukësin, Prishtinën dhe Flamurtarin.

