
Futbollisti brazilian Victor de Silva është lojtari më i ri i klubit Shkëndija. Këta të fundit kanë paralajmëruar një prezentim për nesër, teksa faqja “Superliga Shqiptare” e ka zbuluar emrin e brazilianit si ekskluziv.
De Silva, i cili më parë ka luajtur në disa klube të njohura në Evropë dhe Amerikën Latine, por edhe te Partizani e Vllaznia në Shqipëri, shihet si një përforcim i rëndësishëm për Shkëndijën në përpjekjet e saj për të arritur objektivat këtë sezon.
Disa ditë më parë Jeton Beqiri paralajmëroi se janë në bisedime me drejtuesit për përforcime të reja. /Sportmania/