Zbulohen detajet e negociatave, Neuer i dëshpëruar me skuadrën: Ky nuk është Bayerni që njoh

Kampionët e Bundesliga, Bayern Munich janë në negociata me portierin Manuel Neuer tash e disa kohë.

Marrëveshja mes dy palëve është akoma larg, me kërkesat e gjermanit që thuhet të jenë të larta për bavarezët.

Në mediet gjermane raportohej se Neuer kërkon një kontratë pesë vjeçare, kurse skuadra po i ofron vetëm dy vite. E pas këtyre raportimeve, Neuer është dëshpëruar me skuadrën e tij.

“Të gjitha bisedat që kam pasur këtu që nga viti 2011 kanë qenë të ruajtura. Asgjë nuk është zbuluar asnjëherë”, ka thënë Neuer për ‘Bild’, transmeton lajmi.net.

“Por, tani ka detaje të diskutimeve aktuale në medie që zakonisht nuk janë korrekte. Kjo më shqetëson. Nuk është ky Bayerni që njoh”, ka shtuar gjermani.

“Dua të luaj aq gjatë sa jam në formë. Por, gjëja më e rëndësishme për mua është besimi. Është e qartë për mua se është utopike të kërkoj një kontratë pesë vjeçare. Jam 34 vjeçar dhe nuk mund të parashikoj se si do të jem me 39 vite. Kjo është arsye pse në publik nuk kanë sens këto kërkesa”.

“Gjithmonë ka qenë e rëndësishme për mua që të kem mundësi të flas në besim me të punësuarit në menaxhmentin e skuadrës – si lojtar dhe kapiten lojal ndaj klubit”, ka thënë ndër të tjerash Neuer.

Bayern Munich në anën tjetër duket se ka filluar të planifikojë jetën pa Neuer, duke nënshkruar tashmë me portierin e Schalke, Alexander Nubel. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close