Gerrard zgjedh ekipin e ëndrrave – përfshihet Messi, nuk ka vend për Ronaldon

Ikona e Liverpool, Gerrard, tashmë trajner i skuadrës së Rangers, ka ndarë idenë e tij mbi 11-ën ideale, me kushtin që të mos përfshijë dy lojtarë nga i njëjti vend.

Gerrard pranoi këtë sfidë nga ish shoku i skuadrës, Jamie Carragher.

Surprizues ishte fakti që Stevie G nuk pati një vend për yllin portugez, Cristiano Ronaldo, në formacionin e tij ideal, përcjell lajmi.net

Për Gerrard, formacioni ideal do të ishte me skemën 4-2-3-1. Në portë, Jan Oblak i Atletico Madrid, mbrojtur nga Cafu, Vincent Kompany, Kaldou Koulibaly dhe Andy Robertson.

Mesfusha do të përbëhej nga Roy Keane, Toni Kroos, Leo Messi, Alessandro Del Piero dhe Kylian Mbappe, kurse sulmi nga Didier Drogba.

4-2-3-1/ Oblak; Cafu, Kompany, Koulibaly, Robertson; Keane Kroos; Messi, Del Piero, Mbappe; Drogba. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close