Ylli i UFC-së pozitiv në koronavirus

Ronaldo Souza është ylli i UFC, që së fundmi ka rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit.

UFC 249 tashmë ka fshirë lojtarin nga kartat e UFC 249, pikërisht për shkak se ai është infektuar me koronavirus.

Souza supozohej të përballje me Uriah Hall, por ky duel nuk do të ndodhë.

Souza u testua pasi informoi zyrtarët e UFC gjatë së mërkurës se një familjar i tij kishte virusin.

Luftëtari i UFC ishte asimptomatik kur erdhi në event, por ai u monitorua derisa rezultatet dolën se ai ishte pozitiv. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close