Xhihat Arsllan: Do të jetë ndeshje e vështirë, por nuk duhet të gabojmë

Shkupi sot në Kratovë do të përballet me Sileksin në kuadër të xhiros së 30-të në elitën vendore. Para kësaj sfide, tekniku i bardhebluve, Xhihat Arsllan ka thënë se ndeshja do të jetë e një rëndësie të madhe për dy ekipet.

Na pret ndeshje shumë e  rëndësishme, si për ne ashtu edhe për kundërshtarin tonë.  Tani jemi në javët e fundit, nuk duam të gabojmë në këtë periudhë. Fitorja 3-0 në ndeshjen e fundit na dha një ndjenjë vetëbesimi, por ne duhet të vazhdojmë me këtë ritëm që të jemi edhe më të mirë dhe të jemi në kreun e renditjes. Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse motivimi i kundërshtarit do të jetë i lartë, ndërsa njëjtë edhe ne duhet të kemi motiv të lartë dhe të jemi gati për këtë përballje. Duam të fitojmë në katër ndeshjet e fundit, duke ruajtur shansin për sukses deri sa të ketë mundësi”, ka thënë Arsllan.

Edhe për këtë ndeshje Shkupi do të jetë i kompletuar dhe trajneri Xhihat Arsllan do të mundohet të nxjerrë formacionin më të mirë të mundshëm, në përpjekje për të marrë pikët maksimale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close