Xherdan Shaqiri mendon të ardhmen, blen aksione të klubit zviceran

Futbollisti Xherdan Shaqiri është bërë aksionar i klubit zvicëran të futbollit, Rapperswil-Jona. Këtë e ka bërë të ditur Shaqiri, përmes një postimi në Instagram.

 “Kam vendosur t’i bashkohem FCRJ-së, dua të përgatitem për rrugën time pas karrierës. Kjo përfshin njohjen e strukturave të një klubi. Për mua, FCRJ është klubi ideal për këtë. Është një klub i madh, ka një stadium të bukur dhe një traditë të gjatë,” ka shkruar Shaqiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close