Xhaka dhe Shaqiri shënojnë ndaj Andorrës, ua mbyllin gojën kritikëve zviceran

Dy futbollistët me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, dhanë kontribut goxha të madh në fitoren e Zvicrës prej 3:0 ndaj Andorrës.

Kapiteni zviceran asistoi por edhe realizoi në këtë ndeshje.

Xhaka pasimin e saktë e dha për Itten, i cili e hapi llogarinë në minutin e 49-të.

E vet realizoi në minutin e 84-të për 2:0.

Cakun e qëlloi edhe Xherdan Shaqiri.

Shaqiri realizoi nga pika e bardhë në minutin e 93-të, për 3:0.

Të dy ishin kritikuar shumë për paraqitjen e tyre kundër Kosovës, të shtunën e 9 shtatorit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close