Xavi: Ndaj Napolit, ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Xavi Hernandez është gati të përballet me Napolin me qëllim që ta rikthejë Barcelonën e tij në çerekfinale të Champions League për herë të parë që nga viti 2020. Në konferencën për shtypin para ndeshjes së të martës, trajneri i “blaugranave” deklaroi:

“A është ndeshja më e rëndësishme e sezonit? Po, është kështu. Jemi gati dhe kemi entuziazëm. Kemi katër vite që nuk luajmë në çerekfinale, duam të garojmë me një rival që edhe pse nuk kalon momentin më të mirë, ka të njëjtën bazë si skuadra që fitoi “Scudetton” vitin e kaluar. Ne do të kemi nevojë për një stadium të mbushur. Nuk ka favoritë, ne kemi 50% shanse për t’u kualifikuar. Por tifozët mund të na ndihmojnë.”

Fakti që ndeshja do të luhet në stadiumin olimpik të Barcelonës dhe jo në “Camp Nou” nuk duket se e shqetëson Xavin:

“Montjuïc” duket si “Camp Nou”. Duhet të jetë plot dhe duhet të jetë lojtari i 12-të”.

Më pas u ndal për të folur për kundërshtarin:

“Napoli është përmirësuar me trajnerin e ri, është më dinamik dhe më i qetë. Pres një skuadër të guximshme, që shtyp lart, ka individualitete, veçanërisht në treshen sulmuese. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer kundër një ekipi të madh. Më pëlqen Lobotka, ai di të ndërtojë dhe nuk e humb kurrë topin. Do të doja ta shihja në një klub si Barcelona, por ne duhet të mendojmë para së gjithash për veten tonë: ishim më mirë atje, në Napoli, dhe do të duhet të jemi më mirë këtu, në Barcelonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close