Tekniku spanjoll duket se ka përpiluar planin që synon ta kompletojë te blaugranasit dhe dëshiron që ish bashkëlojtarin, Carlos Puyol ta këtë pjesë të stafit, transmeton lajmi.net.

Xavi është duke shijuar një kohë të shkëlqyer në Katar me Al Sadd, ku ka fituar shtatë trofe që nga viti 2019.
Me shkarkimin e Koeman, Xavi është zgjedhur si pasuesi i tkenikut holandez, derisa ende s’ka asgjë zyrtare, mirëpo klubi nga Katar insiston se tekniku spanjoll t’i qëndrojë besnik marrëveshjes.
Me ardhjen e Xavit, në skuadër do rikthehet edhe ish kapiteni Puyol, që do jetë pjesë e stafit.
Dyshja pastaj do provojnë të bëjnë ndryshime, ngase për momentin janë në gjendje të tmerrshme duke u renditur në pozitën e nëntë në La Liga, nëntë pikë prapa liderit Real Sociedad./Lajmi.net/

