Pas ndeshjes, Xabi Alonso, trajneri i Bayer Leverkusen, pas fitores së ekipit të tij në Augsburg, u shpreh: “Është një gjë e mirë për ne. Ne fokusohemi në futbollin tonë, ndeshjen tonë të radhës.

Ishte e rëndësishme të fitonim sot (e shtunë). Renditja në dhjetor nuk më intereson shumë. Ajo që më pëlqen është mënyra se si luajmë. Dhe luajtëm mirë. Është ende shumë herët.
Pas një përballjes së fortë të martën kundër Interit, ishim gati për një ndeshje pothuajse më të vështirë kundër Augsburgut. Ata performojnë mirë në shtëpi dhe nuk është e lehtë.
Por është cilësia e lojtarëve, qëndrimi dhe mentaliteti i mirë që treguam sot. Kjo është ajo që ne duam. Kjo është mënyra jonë për t’i bërë gjërat. Sigurisht, çdo ndeshje është e ndryshme, por ne duam të gjejmë atë dinamikë të mirë për futbollin tonë”, tha ai.

