Wilder ka kërkesa të mëdha për të liruar rrugën për meçin Fury – Joshua

Wilder dhe Fury kanë në kalendarin e tyre duelin e radhës mes vete, për të kompletuar trilogjinë mes tyre dhe për të vendosur fatin e titullit të WBC, që tashmë i takon Fury.

Në anën tjetër, rikthimi i rripave të kampionit nga Joshua, ka hapur mundësinë për një meç që do të unifikonte kampionin e peshave të rënda.

Por, për të ndodhur një meç i tillë, Deontay Wilder ka kërkesa të mëdha për të hequr dorë nga meçi me Fury.

‘Metro’ raporton se amerikani ka kërkuar t’i garantohen 10 milionë dollarë, si dhe t’i garantohet se ai përballet me fituesin e Fury-Joshua, transmeton lajmi.net.

Nuk dihet nëse një gjë e tillë mund t’i sigurohet ‘Bomberit të Bronztë’. Pastaj, edhe Joshua ka një meç në kalendar, me Kubrat Pulev.

Mbetet të shihet nëse do të ndodhë dueli mes Fury dhe Joshua. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close