Wenger, i cili kaloi më shumë se 20 vite në pozitën e kryetrajnerit te skuadra e Arsenal, ka dhënë komentet e tij mbi trajnerin aktual të ‘Gunners’, Mikel Arteta.

Francezi ka folur për shpresën e tij që trajneri spanjoll të kthejë kulturën unike të Arsenal, e cila po i mungon skuadrës që nga largimi i Wenger.
“Unë akoma shqetësohem shumë për klubin dhe i shikoj të gjitha ndeshjet”, ka thënë Wenger, transmeton lajmi.net.
“Unë besoj se ka një kulturë në mënyrën e të luajturit futboll tek Arsenal, të cilën unë dua ta respektojnë, dhe shpresoj që Mikel ta rikthejë atë”, ka shtuar ish trajneri i ‘Gunners’.
Wenger largohej nga posti i kryetrajnerit të Arsenal gjatë verës së vitit 2018, pas 22 viteve në stol, kur zëvendësohej nga Unai Emery. /Lajmi.net/

