Villa për kohën te Barcelona: Ishte e mahnitshme, mund të them se luajta me Messi, Xavi e Iniesta

Villa kalonte nga Valencia te Barcelona, duke bërë bujë të madhe, por edhe përmbushi pritshmëritë.

Një nga momentet më të mira në karrierën e tij mund të mbetet goli i finales së Ligës së Kampionëve, por spanjolli ka thënë se do ta kujtojë gjithmonë gjithë aventurën e tij me ‘Blaugranat’.

“Ishte një kohë e mrekullueshme në karrierën time, të luaja me lojtarët më të mirë në botë, me skuadrën më të mirë në botë”, ka thënë Villa, transmeton lajmi.net.

“Unë gjithmonë mund t’i them secilit se kam luajtur për Barcelonën, me Messi, me Xavi, me Iniesta. Si dhe fituam shumë trofe”, ka thënë ndër të tjerash ish reprezentuesi i Spanjës.

David Villa shënonte golin e tretë të Barcelonës në finalen e Ligës së Kampionëve 2011, kundër Manchester United. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close