“Vetëm Leo Messi më ka befasuar më shumë sesa Bellingham, kur ishte 20 vjeç!”

Jude Bellingham ka qenë në qendër të vëmendjes që nga fillimi i sezonit 2023/2024. 

I riu i frikshëm ka befasuar botën e futbollit me përshtatjen e tij të shpejtë te Real Madridin dhe personalitetin e tij komandues, ku shumë e krahasojnë atë me Kaká-n e Brazilit, ndërsa të tjerë, i kujtojnë Zinedine Zidane, për faktin se mesfushori francez kishte veshur fanelën me numër “5” gjatë kohës së tij të qëndrimit te “Meringues”, ashtu si sulmuesi anglez.

Bellingham ka 10 gola dhe 3 asistime në 10 paraqitje për Real Madridin, duke qenë në 7 prej këtyre ndeshjeve lojtari më i vlefshëm i ekipit të tij. Paraqitjet e tij të shkëlqyera shtrihen edhe në nivel kombëtar me fanellën e Anglisë , duke çuar të sigurtë “Tre Luanët” në “Euro 2024”, së bashku me Kane.

Paraqitja e tij e fundit kundër Italisë, befasoi edhe legjendën e pankinës Arrigo Sacchi, me ish- trajnerin e Milanit ndër të tjera, që deklaroi për “Gazzetta dello Sport”: “Ai ishte dominant. Dreq, ai është kaq i fortë. Ai bën gjithçka. Ai luan gjithmonë për ekipin. Vetëm Messi më kishte bërë shumë përshtypje në moshën e tij. Sigurisht, Bellingham është ndryshe nga Leo, por nëse qëndron kaq i përulur, mund të ndjekë hapat e tij, sepse Jude është i klasit botëror”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close