Vëllazërimi i Kërçovës ka rezultuar e pa fat në shortin për Ligën e Dytë, pasi skuadra shqiptare do të vazhdojë edhe sezonin tjetër të luajë në Ligën e Tretë. Shorti i hedhur sot në Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, përcaktoi Novacin dhe Osogovën që të plotësojnë Ligën e Dytë për sezonin e ri garues.

Shorti ishte për tre ekipet që humbën ndeshjet e balotazhit dhe vetëm dy kishin mundësi që përmes shortit të përzgjidhen për tu inkuadruar në Ligën e Dytë.

