E ardhmja e sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi mund të jetë në Superligën e Belgjikës. Sipas informacioneve të fundit nga mediat kosovare, Muriqi do të bashkohet me Klub Bruzhin. Sulmuesi kosovar do ti kushtojë belgëve rreth 10.5 milionë euro, plus disa bonuse. Muriqi në elitën belge do të përfitojë pagë prej 2 milionë eurove në vit. Kujtojmë se Muriqi nuk arriti ta gjej veten te skuadra e Lacios dhe sezonin e fundit luajti si huazim te Majorka në La Liga.


