Valon Ethemi realizon gol, por Istanbulspori mundet nga Antalyaspori

Reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi ka gjetur rrjetën në humbjen e Istanbulsporit 2:1 nga Antalyaspor në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 7-të në Superligën e Turqisë. 

Futbollisti tetovar zhbllokoi shifrat e këtij takimi, duke shënuar gol në minutën e 26-të për të çuar Istanbulsporin në avantazh prej 1:0. 

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, përderisa në 45 minutëshin e dytë, Antalyaspor përmbysi gjithçka brenda 10 minutave, kur Adam Buksa realizoi dy gola në minutën e 50-të dhe 60-të për shifra 2:1. 

Te Isnabulspor luajtën edhe Florian Loshaj dhe Eduart Rroca.

Kujtojmë se për Antalyasporin nga minuta e parë luajti edhe futbollisti tjetër nga Maqedonia, Erdal Rakip, ndërsa kosovari Zymef Bytyqi u aktivizua në pjesën e dytë në minutën e 70-të. 

Antalyaspor me këtë fitore renditet në pozitën e 10-të me 9 pikë të tubuara, ndërsa Istanbulspori i Valon Ethemit mban pozitën e 19-të me vetëm 2 pikë. /Telegrafi/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close