Valmir Nafiu transferohet te FC Ferizaj

Valmir Nafiu, një prej emrave më të njohur të futbollit shqiptar, i është bashkuar FC Ferizaj. Me këtë transferim, skuadra kosovare synon të forcojë radhët dhe të ngjitet më lart në përmbushjen e objektivave të saj.

Nafiu, i cili karrierën e tij e nisi te KF Shkëndija, është shpallur 3 herë kampion i Maqedonisë së Veriut me skuadrën tetovare, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane si FC Basel dhe FC Barcelona. Në moshë të re, ai iu bashkua me Baselin në Zvicër e më vonë edhe Hamburger SV në Gjermani, ku edhe debutoi në Bundesligë, një nga ligat më të forta në Evropë.

Pas përvojës së tij në Gjermani, Nafiu ka luajtur për klube si APOEL në Qipro, ku ka fituar Kupën e Ligës dhe Kupën e Shtetit, dhe për Skënderbeun në Shqipëri, ku është shpallur kampion. Përvoja e tij përfshin gjithashtu angazhime në Gjilani në Kosovë dhe Renovën në Maqedoninë e Veriut, duke dëshmuar vazhdimisht aftësitë e tij si një lojtar me përvojë dhe cilësi të larta.

Kalimi i tij te FC Ferizaj është një hap i rëndësishëm për klubin, i cili pritet të përfitojë nga përvoja dhe klasi i lojtarit në përballjet vendore dhe ndërkombëtare.

FC Ferizaj ka bërë të ditur se ky transferim është një lëvizje strategjike për të forcuar skuadrën dhe për të përmbushur objektivat ambicioze të klubit për sezonin aktual.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close