Universiteti i Tetovës vazhdon efektin e 100%

Katër nga katër për Klubin e Volejbollit Universiteti i Tetovës. Universitarët fitojnë 3:0 (25:14, 25:18, 25:15) transfertën me Janta Voley në ndeshjen e katërt sezonale, duke rëmbyer kreun e tabelës para Shkëndijës dhe Xhio Strumica që kanë nga një ndeshje më pak. Volejbollistët e skuadrës tetovare vinin si favorit në këtë ndeshje dhe që në setin e parë treguan se janë të interesuar vetëm për fitore. Vendasit nuk shkuan më shumë se 14 pikë në setin e parë dhe UT avansoi 1:0. Rezultati u dyfishua kur në setin e dytë rezultati ishte 25:18, ndërsa kur seti i tretë doli 25:15, ndeshja u mbyll me rezultat maksimal 3:0 për Universitetin e Tetovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close