UEFA përgatitet për takimin e së enjtes me shoqatat e futbollit, ja çka do diskutohet

Futbolli është ndalur në të gjithë kontinentin tani për një muaj për shkak të pandemisë koronavirus, por Spanja, Italia dhe Gjermania po përpiqen të rifillojnë stërvitjet që nga fillimi i majit.

“Komiteti Ekzekutiv i UEFA do të takohet përmes videokonferencës të enjten e ardhshme 23 prill për një takim të azhurnuar për të diskutuar zhvillimet e fundit në lidhje me ndikimin e shkaktuar nga shpërthimi i koronavirusit në futbollin evropian”, shkruhet në njoftimin e UEFA-s, përcjell lajmi.net.

“Ky takim do të pasojë një seancë informimi për Sekretarët e Përgjithshëm të 55 shoqatave anëtare të UEFA-s të martën 21 prill”.

“Takimet do të shqyrtojnë zhvillimet në të dy garat, ato nacionale dhe evropiane”.

Është raportuar në shumë gazeta se nuk ka kohë për të përfunduar Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, kështu që ata do të duhet të ndryshojnë format.

Skenari më i mundshëm është një turne i ‘Final Eight’, kështu që ndeshjet do luheshin vetëm një herë, me bazë në një qytet (Stambolli për Ligën e Kampionëve, Gdansk për Ligën e Evropës).

Këto do të luheshin në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit, pasi të jenë përfunduar kampionatet. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close