Oferta e parezistueshme e PSG për Neymar, pengohet kalimi te Barcelona

Brazilianit i kanë mbetur vetëm dy vjet në kontratën e tij aktuale duke e lënë marrëveshjen e tij të përfundojë në një komplot për t’u larguar nga klubi.

Neymar, 28 vjeç, ishte i dëshpëruar për të lënë Parisin verën e kaluar, pasi dëshironte një rikthim te Barcelona, përcjell lajmi.net.

Marrëveshja nuk u arrit, pavarësisht se lojtari e dëshironte atë, dhe sulmuesi u detyrua të qëndrojë në kampionët francezë edhe për një vit.

Por tani gjithçka ka ndryshuar. Thomas Tuchel dëshiron qëndrimin e brazilianit te ekipi i tij, andaj i ka kërkuar drejtuesve ta blindojnë atë.

38 milionë euro në vit do të jetë oferta e PSG për Neymar, e cila duket të jetë e parefuzueshme për të. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close