UEFA mohon që OBSH-ja i ka thënë të ndalojë aktivitetet deri vitin tjetër

UEFA pranoi një kërkesë për të pezulluar sportin deri në vitin 2021 nga OBSH, u pohua nga e përditshmja italiane La Repubblica të martën.

Raporti, i cili citon revistën braziliane Veja, pretendon se iu tha UEFA-së të merrte masa për të parandaluar një valë të dytë të Covid-19 në një takim të komitetit ekzekutiv që zgjati më shumë se dy orë të enjten e kaluar, përcjell lajmi.net.

Pezullimi i futbollit për atë periudhë kohore do të shkaktonte kërdi për këtë sezon, si dhe sezonin 2020/21.

Sidoqoftë, UEFA ka mohuar pretendimet se ishte kërkuar të ndalonte sportin deri në vitin e ardhshëm nga OBSH, sipas The Independent.

Në fakt, UEFA raportohet se po vazhdon të bëjë plane se si sezoni 2019/20 mund të përfundojë pa rrezikuar shëndetin e askujt. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close