Frikë te zviceranët – Bunjaku, talenti i radhës që pritet të zgjedhë Kosovën

Bëhet fjalë për Orges Bunjakun, mesfushorin 18-vjeçar të Basel. Bunjaku ka dalë në skenë këtë sezon, mirëpo talenti i tij është vërejtur kohë më parë.

Ai ka bërë vetëm katër paraqitje me skuadrën zvicerane, mjaftueshëm për ta bindur klubin se meriton një kontratë profesionale deri në vitin 2022, shkruan Blick, transmeton lajmi.net.

Por interesimi për të është përtej Zvicrës. Federata e Futbollit të Kosovës është duke e përcjellur nga afër Bunjakun, derisa ka shkuar aq larg sa të kontaktojë përfaqësuesin e lojtarit Christoph Graf.

Talenti 18-vjeçar aktualisht luan për Zvicrën U-19, por kualifikimi i Kosovës në Evropian, do t’i hapte rrugën edhe ardhjes së tij te ‘Dardanët’.

Selektori Bernard Challandes ka një kohë të gjatë që vëzhgon Bunjakun, pasi kishte punuar si skaut i Basel në të kaluarën. Këtë e konfirmoi edhe menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala në një televizion, transmeton lajmi.net.

Dhe çfarë thotë i riu i Basel për vendlindjen e babait të tij – nëna e tij vjen nga kryeqyteti shqiptar Tirana – se a është entuziast? “Është një ndjenjë e bukur”, thotë Bunjaku, “dhe sigurisht një ofertë interesante”.

”Unë thashë me vete se nuk do të nxitoj për asgjë. Ndihem si në shtëpi në Zvicër dhe në ekipin kombëtar U-19, kjo është arsyeja pse unë do të marr një vendim kaq të madh në një kohë më të gjatë”, tha Orges Bunjaku sa i përket nëse do vazhdojë ta përfaqësojë Zvicrën apo do të vijë te Kosova.

“Para së gjithash, unë dua të vazhdoj të zhvillohet kaq mirë, thjesht të përqendrohemi në FCB”, u shpreh ai. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close