Superliga e Belgjikës dje ka vendosur që t’i jap fund sezonit, duke shpallur edhe kampionin (Clube Brugge).

Ky vendim nuk i ka pëlqyer aspak shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, të cilët kërcënojnë me mundësinë për t’i larguar skuadrat belge nga kompeticionet e saj.
“Kemi besimin se futbolli mund të rifillojë në muajt e ardhshëm, me kushtet që do të diktohen nga autoritetet publike, dhe ne besojmë se çdo vendim për të anuluar kompeticionet nacionale në këtë fazë, është i pamatur dhe jo i justifikueshëm”, thuhet në reagimin e UEFA, transmeton lajmi.net.
Tutje, UEFA bën të ditur se skuadrat e Belgjikës mund të përjashtohen nga garat e UEFA.
“Belgjika dhe federatat tjera që planifikojnë të veprojnë njësoj, rrezikojnë të mos marrin pjesë në garat e UEFA sezonin e ardhshëm”.
Vlen të përmendet se UEFA pret nga Belgjika që të rishikojnë vendimin për anulimin e sezonit. /Lajmi.net/

