Ancelotti: 15 ditë janë të mjaftueshme për rikuperim

Trajneri i Everton, Ancelotti, është në pritje të direktivave nga Premierliga lidhur me rifillimin e sezonit.

Sot, Premierliga ka njoftuar se kampionati nuk do të rifillojë në fillim të majit, por duhet pritur deri në kohën e duhur.

Ancelotti beson se nuk do të ketë telashe për rifillimin, pasi lojtarët e sotëm mund të rikuperohen në 15 ditë kohë.

“Pas vendimit, nuk ka rëndësi se sa kohë kemi qenë në pushim. Lojtarët e sotëm mund të rikuperohen në 15 ditë”, ka thënë Ancelotti, transmeton lajmi.net.

“E di se është kohë e gjatë, por një lojtar nuk e ka problem të luajë pas shtatë ose tetë javëve pushim. Ai nuk do të jetë në 100%, por ka aftësi për lojë, nuk dyshoj për këtë”, ka shtuar italiani.

Tashmë, deri në vendimin e ardhshëm të Premierligës nuk dihet asgjë sa i përket datës për rifillim të sezonit. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close