Futbolli në ligat e Turqisë do të rinis në muajin qershor.

Lajmin e ka njoftuar kryetari i Federatës së Futbollit të Turqisë, Nihat Ozdemir, i cili ka deklaruar se rinisja e sezonit në Superligën e vendit të tij do të jetë me 12 qershor. Ai gjithashtu ka njoftuar se të gjitha ligat europiane do të dueht të mbyllen brenda muajit korrik, sipas afateve që ka lënë UEFA, ndërsa në fillim të muajit gusht do të nis zhvillimi i ndeshjeve europiane në Ligën e Kampionëve dhe Liga Europa.
Kreu i federatës turke ka konfirmuar se UEFA ka planifikuar që finalja e Ligës së Kampionëve të luhet pikërisht me datën 29 gusht, në stadiumin olimpik “Ataturk” të Stambollit.

