28-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe është i lirë që në janar të nënshkruajë parakontratë, transmeton lajmi.net.

Bayern Munich, Real Madrid dhe PSG kanë interesim për Rudiger dhe do provojnë transferimin, vetëm nëse bëhet agjent i lirë.
Por, sipas Daily Express, Tuchel privatisht ka kërkuar me patjetër që bordi të gjejë marrëveshje me Rudiger për kontratë të re.
Thuhet se Rudigerit i është ofruar kontratë e re me vlerë 125 mijë euro, por u refuzua nga mbrojtësi.
Ndërkohë, tekniku gjerman shpreson që sa më shpejtë të gjendet zgjidhja e duhur.
“Shpresoj që ata të gjejnë zgjidhje, por nuk është vetëm mes trajnerit dhe lojtarit”.
“Pra, bëj gjërat shpejtë, ndonjëherë të duhet më shumë kohë, ndonjëherë shumë shpejtë. Nuk ka lajme nga ana ime”, deklaroi ai.
Kurse, Rudiger dje deklaroi se është i lumtur në “Stamford Bridge”./Lajmi.net/

