Trajneri Inzagi: Titull dhe Champions, Interi duhet të luftojë kudo

Simone Inzagi kërkon një skuadër të vendosur mirë dhe me grintë për të marrë fitoren në një transfertë të vështirë. Trajneri i zikaltërve ka folur në konferencën për shtyp duke thënë se skuadra e tij dëshiron maksimumin në këtë sezon.

Ai thotë se e kanë për detyrë që të fitojnë titullin kampion në Itali dhe të jenë protagonistë në Ligën e Kampionëve. Sipas tij ka ende disa dilema për formacionin dhe një prej tyre është ajo mes Fratezit dhe Barelës, ku ky i fundit ka luajtur shumë dhe ndoshta ka nevojë për pushim. Simone kujton edhe ndeshjet që ka luajtur vetë si lojtarë.

Çfarë ndeshjeje ju pret dhe cili do të jetë formacioni? Do të jetë ndeshje e vështirë. Kam ende disa dilema sa i përket formacionit. Ata nuk luajnë ndeshje zyrtare që prej 15 dhjetorit. Kanë bërë mirë në miqësore dhe kjo fushë nuk është kurrë e lehtë. Kam luajtur vetë.

Açerbi nuk është grumbulluar. Kur do të rikthehet? A prisni diçka nga merkatoja? Drejtuesit janë gjithmonë këtu me mua dhe jemi duke monitoruar situatën. Unë nuk do të ndryshoja asnjë lojtar. Açerbi është stërvitur mirë dhe mund të rikthehej që ndaj Empolit, por ende nuk është në 100%. Nuk duam ta sforcojmë. Nuk do të jetë as për Leçen.

Sa e rëndësishme është kjo ndeshje? Shumë e rëndësishme, ndaj një skuadre fizike dhe që vertikalizon shumë. Ata luajnë me 5 në fazën mbrojtëse. Në 2 ndeshjet e para kanë bërë mirë, por kanë humbur me rivalë të fortë si Atletiko dhe Siti. Ne duhet të kemi vendosmëri.

I kujtoni ndeshjet që keni luajtur këtu? Po. Kur isha te Lacio iu kam shënuar 2 gola në Romë, ndërsa këtu kam dhënë një asist. Por nuk kam vetëm kujtime të bukura. Shpresoj që t’i kem nesër (sot).

Pse mendon se në Itali nuk ju vlerësojnë shumë ju dhe Interin? Nuk ka asnjë problem. Nuk më pëlqen që të flasin për mua, por për Interin dhe për rrugëtimin e jashtëzakonshëm që po bën. Duhet të vazhdojmë të bëjmë këtë gjë mes kampionatit dhe Champions-it. Duhet të mbrojmë titullin dhe kemi rivalë të fortë. Në Champions duam të jemi protagonistë. Kjo është ADN-ja e Interit. Kemi shumë ndeshje, por si trajner më pëlqen kjo situatë sepse të gjithë mund të japim një shtysë për skuadrën.

Si është Fratezi? I ka harruar zërat e merkatos? Është stërvitur mirë këto 2 ditë. Kundër Empolit donte të vinte në pankinë, por nuk mund të luante. Tani do të vendos nëse mund të luajë si titullar apo jo. Barela luan prej 7 ndeshjesh si titullar dhe më duhet të vendos. Davide ka bërë mirë dhe jam i lumtur për të. Është i qetë dhe i pëlqen të jetë pjesë e këtij grupi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close