Trajneri i Maltës befasohet nga strugani Isnik Alimi: Nuk paskam gabuar! 

Trajneri i përfaqësueses së Maltës, italiani Mikele Markolini menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut ka përgëzuar futbollistin strugan Isnik Alimi për të cilin ka njohuri që nga koha kur Alimi luante në kampionatin italian.

Nuk paskam gabuar” i tha trajneri italian Alimit pas ndeshjes, duke ju referuar kohës kur ai si trajner i Novara ka insistuar për ta marrë në skuadrën e tij talentin strugan. Transferi atë kohë nuk u realizua sepse Alimi kishte kontratë dhe pozitë të mirë me skuadrën e tij por me lojën fantastike ai edhe njëherë e bindi strategun italian për vlerat e tij si futbollist. Siç edhe u pa në kamerat televizive ata zhvilluan një bisedë miqësore mes tyre. 

Isnik Alimi me paraqitjet e tij në dy ndeshjet e fundit ndaj Italisë dhe Maltës ka impresionuar opinionin sportiv në Maqedoni duke fituar simpatinë e tifozëve dhe vëmendjen e klubeve dhe menaxherëve.

Alimi aktualisht është futbollist kyç i ekipit rumun Sepsi me të cilët luajti edhe në garat europjane të Konferenc League.

29 vjeçari nga Dollogozhda tashmë shihet si një potencial i madh i mesfushës në reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut!

Faton Arifi për Sportmania

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close