Torino i ofron Veronës, Mërgim Vojvodën

Torino është i interesuar për transferimin e mbrojtësit Josh Doig nga Verona.

Mediet italiane raportojnë se për të bërë të mundur këtë lëvizje, Torino pritet të ofrojë mbrojtësin e Kosovës, Mërgim Vojvodën në këmbim.

Verona e pëlqen shumë Vojvodën dhe Torino është gati ta japë mbrojtësin “dardan” për të pasur Doig në skuadër.

Megjithatë Vojvoda pëlqehet shumë edhe nga klubi turk i Fenerbahces, ndaj e ardhmja e tij mbetet në pikëpyetje të madhe, me Torinon që dëshiron të përfitojë sa më shumë nga largimi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close