Tenis, ish-numri 1 në botë rezulton me doping

Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit (ITIA) ka njoftuar se tenistja rumune Simona Halep ka rezultuar pozitive për substancën e ndaluar Roxadustat. Në njoftim thuhet se rezultati ka dalë nga ekzaminimi i kampionit të parë, pa specifikuar se kur është kryer testimi.

“Sot fillon lufta më e vështirë e jetës sime: lufta për të vërtetën.Më kanë njoftuar se kam dalë pozitiv për një substancë të quajtur Roxadustat në një sasi jashtëzakonisht të ulët, që ishte tronditja më e madhe e jetës sime.Gjatë karrierës sime, ideja për të thyer rregullat nuk më ka shkuar asnjëherë në mendje, pasi është krejtësisht kundër të gjitha parimeve të mësuara. Duke u përballur me një situatë kaq të padrejtë, ndihem plotësisht e hutuar dhe e tradhtuar. Do të luftoj deri në fund për të vërtetuar se nuk kam marrë asnjëherë me vetëdije asnjë substancë të ndaluar dhe besoj se herët a vonë e vërteta do të vërtetohet.

Nuk bëhet fjalë për tituj apo para. Bëhet fjalë për nderin dhe historinë e dashurisë që kam zhvilluar me tenisin gjatë 25 viteve të fundit”, tha Halep në deklaratën e saj.
Në vitin 2018 tenistja rumune fitoi Roland Garros dhe në 2019 ëimbledon. Ajo mungoi për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimit dhe u rikthye në fushë pak muaj më parë nën drejtimin e trajnerit Patrick Mouratoglou.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close