Florentino Perez nuk dorëzohet! Presidenti autoritarë i Real Madridit vazhdon të ëndërrojë krijimin e Superligës Evropiane dhe pritet t’i japë një pjesë të re ciklit të episodeve.

Sipas mediave spanjolle, Perez dhe Laporta së fundmi kanë qenë në kontakt dhe po negociojnë me 60 skuadra të ndryshme për të krijuar një ligë të hapur e cila pritet të gjenerojë 1 miliardë euro fitime për Real Madridin dhe Barcelonën.
Siç raporton konkretisht “Mundo Deportivo”, dy të fortët e “big-ëve” në Spanjë po përpiqen të vënë në jetë planin e tyre, pasi nëse vërtet arrijnë të krijojnë ligën e hapur – tashmë – të dy klubet do të përfitojnë shuma të mëdha sepse pas tërheqjes së Juventusit nga projekti do të jenë skuadrat e vetme themeluese të ligës.
Perez dhe Laporta duan të krijojnë një organizatë që do të ndahet në tre liga. Vlen të theksohet se vendimi i Gjykatës Evropiane për ESL do të shpallet brenda javës së ardhshme, ku data 21 dhjetor do të shënohet si ditën përfundimtare.


