Superkompjutori zbulon favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri i kompanisë së mirënjohur “Opta” ka zbuluar tashmë favoritët nga i pari deri tek i fundit për të fituar këtë edicion të ri të garës më prestigjioze evropiane, Ligës së Kampionëve.

I pari në listë është Mançester Siti me 25.3%, duke kërkuar kështu triumfin e dytë në këtë garën elitare evropiane për klube. Pas tij renditet fituesi historik, Real Madridi, me 18.2% shanse për të triumfuar përsëri në Ligën e Kampionëve. Në vendin e tretë janë italianët e Interit me 10.9%, duke kërkuar të rikthehen në krye të Evropës pas gati 15 vitesh. Pozitat katër dhe pesë i mbajnë Arsenali me 6.3% shanse dhe Bajer Leverkuzeni me 5.2%, duke shprehur që të jenë befasitë e këtij edicioni.

Top dhjetëshja përmbyllet me Barcelonën, Liverpullin, Bajern Munihun, Paris Sen Zhermenin dhe RB Leipzig, të gjitha këto ekipe me diferenca të vogla mes tyre.

Sipas Opta-s, klube si Seltiku, Dinamo Zagreb, Salzburg, Sthurm Graz, Brest, Crvena Zvezda, Shakhtar Donetsk, Sllovan Bratislava dhe Jang Bojs kanë 0% shanse për të fituar trofeun.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close