Reprezentuesi i Maqedonisë, Lirim Qamili vazhdon me paraqitjet e mira në kampionatin e Danimarkës, te skuadra e Sonderjyskes.

Sulmuesi shqiptarë shënoi dhe asistoi për skuadrën e tij, që gjithsesi humbi me rezultatin 4 me 2 përballë Viborg. Forma e Lirim Qamilit ka bërë që të vlerësohet me një vend në formacionin e javës së Superligës daneze.
“Sofascore” ka vendosur sulmuesin shqiptar në majën e sulmit. Kujtojmë se 26-vjeçari është aktualisht në kuotën e gjashtë golave dhe dy asistimeve pas 10 ndeshjeve të luajtura. Me rritjen e tij këtë vit ka fituar dhe një vend në kombëtaren e Maqedonisë së Veriut.

