Vinicius Jr planifikonte festë për miqtë dhe u premtoi të gjithëve nga një “Rolex”

Real Madridi priste që anësori i tyre Vinicius Jr të fitonte çmimin për lojtarin më të mirë në botë. Megjithatë, Reali thuhet se mësoi nga Man. Siti se “Topi i Artë” do t’i shkonte Rodrit.

Të zhgënjyer nga ky vendim, drejtuesit e Real Madridit anuluan udhëtimin në ceremoninë në Paris për pesëdhjetë përfaqësues të tyre.

“Relevo” pretendon se Vinicius Jr, i bindur për njohjen që fitoi, përgatiti një festë të madhe për miqtë e tij. Dyshohet se edhe pas debaklit në “El Clasico” ndaj Barcelonës (0-4), ai është argëtuar deri në mëngjes dhe u ka premtuar të gjithëve ora të shtrenjta “Rolex”.

Mirëpo, ditën e ndarjes së çmimit, ai zbuloi se çmimi prestigjioz nuk do të përfundonte në duart e tij dhe për këtë arsye e anuloi festën. Tani mbetet të shihet se si do të ndikojë ky debakli te Vinicius Jr për pjesën e mbetur të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close