Vendasit janë në epërsi me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Ndeshja u dominua nga Suedia gjatë tërë kohës, por edhe Kosova ka krijuar disa aksione.
Vendasit shënuan golin e parë me anë të Forsberg, që realizoi nga pika e bardhë (29′) – VIDEO
11-metërshi ndodhi pas rishikimit të VAR-it, ku Florent Hadërgjonaj kishte prekur topin me dorë dhe atë e konkretizoi talenti suedez.
Ndërkohë, Kosova rastin më të rrezikshëm e kishte përmes Elbasan Rashanit, gjuajta e të cilit ishte pranë portës.
Përpjekje drejt golit bëri edhe Zymer Bytyqi, por goditjen e ndali portieri vendas.
Kosova ishte më e rrezikshme në minutat e fundit, por assesi nuk e gjeti rrugën drejt golit.
Kështu, kjo pjesë e mbyll me rezultat minimal 1 – 0.
Ndërkohë, shpresojmë që “Dardanët” të rikthehen me të movituar gjatë 45-minutëshit të dytë./Lajmi.net/

