Struga TL sonte në Podgoricë synon kualifikimin historik

Struga Trim Lum sonte do ta luaj ndeshjen e kthimit ndaj Buduçnostit në kuadër të xhiros së dytë eliminatore në Ligën e Konferencës.

Skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut, e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro, fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndeshjen e parë, të zhvilluar më 26 korrik në stadiumin e Ohrit.

Struga do të kërkojë të mbrojë avantazhin e marrë në Ohër me golin e Besart Ibraimit, për të siguruar kalimin në turin e tretë eliminator të Conference League, që do të ishte një arritje historike për kampionët e Maqedonisë, të cilët garojnë këtë vit për herë të parë në kompeticionet europiane.

Pavarësisht eksperiencës së paktë në grup, skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut udhëton drejt Podgoricës me besim dhe dëshirë për t’u kualifikuar.

Ndeshja Buduçnosti – Struga nis nga ora 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close