Struga nesër përballet me Pjunikun e Armenisë

Skuadra e Struga Trim Lum nesër do të përballet me Pjunikun në ndeshjen e parë të xhiros së dytë eliminatore në Ligën e Konferencës të UEFA-së.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe garat europiane tashmë i vazhdojnë në kompeticionin e Ligës së Konferencës, aty ku do ti matin forcat me armenët e Pjunikut. Ekipi i Qatip Osmanit ka bërë përgatitjet e duhura për këtë sfidë që do ta luaj nesër para tifozëve të tij, ku pretendon të merr rezultat pozitiv që në ndeshjen e kthimit në Armeni ta ketë më të lehtë për të siguruar kualifikimin në raundin e radhës të Ligës së Konferencës.

Ndeshja ndërmjet Strugës dhe Pjunikut do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Ohrit, duke nisur nga ora 17:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close