Stole Dimitrievski zyrtarisht prezantohet te Valencia 

Portieri i Maqedonisë Stole Dimitrievski edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrë së Valencias. 

Portieri 30-vjeçar është promovuar si prurja e Valencias këtë të mërkure, duke firmosur kontratë deri në qershor të vitit 2026. 

Dimitrievski luajti gjashtë sezone në Rayo Vallecano, ku mori epitetin si një nga portierët më të mirë në La Liga.

Stole në Valencia, transferohet si zëvendësues i portierit gjeorgjian Mamadarshvili, i cili pritet të të transferohet në Premier Ligë.

Stole Dimitrievski përveç paraqitjeve të shkëlqyera në Rayo Vallecano, ai u bë edhe portieri me më shumë paraqitje në historinë e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close