“Së bashku drejt trofeve të tjerë”, United vendos për Ten Hag

Shumë u përfol për një largim të Erik ten Hag nga Manchester United, madje drejtuesit e “Djajve të Kuq” zhvilluan edhe bisedime intensive me Thomas Tuchel. Por marrëveshja mes palëve mungoi.

Situata ka ndryshuar dhe në klub kanë vendosur të vijojnë përpara me teknikun holandez. Ten Hag do të jetë timonieri i United edhe sezonin e ardhshëm, minimalisht.

The Athletic raporton se së shpejti do të nisin bisedimet e rinovimit të kontratës së 54-vjeçarit, i cili mban postin e skuadrës legjendare angleze prej korrikut të vitit 2022.

Vitin e kaluar ai udhëhoqi skuadrën drejt fitimit të EFL Cup, ndërkohë që sezoni i fundit u mbyll me suksesin emocionues në finalen e FA Cup përballë Manchester Cityt.

Gjithsesi, tifozët janë të zhgënjyer, pasi skuadra e tyre e zemrës jo vetëm që nuk është në gjendje të garojë për titullin. Por as nuk ka siguruar kualifikimin në Champions.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close