Gostivari e ka nisur jo mirë sezonin në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni, ku nga tre ndeshje të luajtura ka pësuar tre disfata. Kjo negativë e rezultateve ma bërë që situata të ndryshojë brenda grupit të futbollistëve, ku nga kryesia e klubit kanë larguar katër futbollist.

Bëhet fjalë për Amir Bilalin, Edis Spahiun, Mustafa Mujezinoviç dhe Remzifaik Selmani. Pikërisht Selmani ishte përforcimi më i fundit i Gostivarit, para Muhamed Elmas, të cilin e prezantuan vetëm pas fillimit të sezonit të ri.
Selmani, madje shënoi golin e parë dhe të vetëm të Gostivarit këtë edicion në ndeshjen e fundit kundër Bregallnicës.
Pak para ndeshjes së fundit kundër Bregallnicës në Shtip, nga kjo skuadër u larguan Fahrudin Gjurgjeviç, Zehrudin Mehmedoviç dhe Gjorgji Tanushev.

