Së fundi në Premierligë është paraqitur një ide se si mund të përfundohet sezoni i pezulluar shkaku i COVID-19. Janë dhënë emrat e tetë stadiumeve ku do të luheshin këto ndeshje, duke u cilësuar si terrene neutrale.

Por, rreth kësaj ideje ka një rezistencë, veçanërisht nga skuadrat që luftojnë për rënie nga liga.
Një vendim rreth këtij plani do të merret ditën e hënë, dhe nëse votohet kundër atij, do të mund të çonte në anulimin e këtij sezoni të Premierligës.
Bevan, i pyetur nëse një votim kundër idesë që ndeshjet të luhen në stadiume neutrale do të dërgonte në anulimin e sezonit, është përgjigjur: “Po, mendoj se ajo do të jetë”.
“Qeveria, nëse nuk e kanë bërë deri tash, do të sqaroj se ndeshjet në shtëpi para tifozëve, me të vërtetë vë në dyshim nëse mund të respektohen rregullat e distancës sociale”.
Të gjitha ndeshjet e mbetura të Premierligës do të luhen pas dyerve të mbyllura nga frika e përhapjes së COVID-19, por ka frikë se tifozët mund të mblidhen afër stadiumeve kur luajnë skuadrat e tyre./Lajmi.net/

