Sulmuesi Ilirid Ademi, është pranë transferimit te Voska Sport nga Ohri. “Sportmania” mëson ekskluzivisht se Ademi dhe drejtuesit e Voskës kanë arritur marrëveshje dhe i njejti në gjysmësezonin pranveror do të luaj me fanellën e skuadrës shqiptare.

Ilir Ademi Karrierën e tij profesionale e filloi në sezonin 2018-2019 me Makedonija GjP në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ku shënoi 9 gola në 23 ndeshje. Më pas, në sezonin 2019-2020, u transferua te FK Renova dhe më vonë ishte pjesë e Shkupit.
29 vjeçari nga Gostivari ka luajtur edhe në Superligën e Shqipërisë, fillimisht me Egnatian, por edhe me Laçin. /Sportmania/

