Në kuadër të javës së XXIII-të, të shtunën Sileksi mundi 3:1 Skopje , ndërsa katër ndeshjet tjera do të luhen të sot, duke përfshirë edhe ekipet shqiptare që do të jenë vendas.

Në orën 14:00 sot Struga do të pret ekipin e Makedonija Gjorçe Petrovit, Shkupi ndeshet me Rabotniçkin, ndërsa Shkëndija do të takohet me Akademija Pandevin.
Sot do të luajë edhe Bregallnica e Shtipit kundër Pobedës, ndërsa Tikveshi do të jetë i lirë.
Ndryshe, Struga gjendet në pozitën e parë me 42 pikë nga 20 ndeshje, e ndjekur nga Shkupi me 38 pikë dhe Shkëndija me 35 pikë.

