Sonte derbi Juventus-Inter

Sonte do të zhvillohet derbi ndërmjet Juventusit dhe Interit në kuadër të kampionatit në Seria A italiane.

Ky derbi për dallim nga të tjerët të zhvilluar deri më tani, do të luhet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e publikut, për shkak të mos përhapjes së koronavirusit.

Ndeshja e parë e këtij sezoni të luajtur në “Xhuzepe Meaca” u mbyll në favor të Juventusit që fitoi me dy golat e Dybalas dhe Higuainit, ndërkohë sonte të përzgjedhurit e Antonio Kontes do të tentojnë tri pikët për ta rikthyer vetëbesimin drejt titullit të kampionit.

Ndeshja Juventus-Inter do të luhet sonte në stadiumin “Alianz” të Torinos, duke nisur nga ora 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close